web design albania

UNICEF – Shqipëria Lexon

Për dizenjimin e logos së projektit të Unicef-it, “Shqipëria Lexon”, ndërthurëm formën me substancën duke studiuar nga afër projektin dhe veçantitë e tij në Shqipëri, gjithmonë duke iu përmbajtur udhëzimeve zyrtare të vizibilitetit. Më konkretisht, u kujdesëm të ruanim seriozitetin dhe rëndësinë e mesazhit të projektit por duke i dhënë edhe një pamje shkujdesje, dinamizmi dhe rrëzëllimi. Me këtë qëllim, kemi harmonizuar mesazhet për  barazi shoqërore dhe ato të mos-diskriminimit duke përdorur një larmi ngjyrash, dhe qëllimisht kemi vendosur dy vajza dhe një djalë për të pasqyruar shqetësimin për çekuilibrin gjinor që disfavorizon vajzat në fushën e arsimit. Për më tepër, të tre fëmijët janë përfshirë në një rreth diellor në pozicion ngritjeje nga libri për të përçuar ndikimet pasuruese të të lexuarit dhe të diturisë tek njerëzit.

© 2007 - Perpyde Sh.P.K. - Kryqezimi i Rruges se Durresit Kompleksi "Karl Topia"Pall. e Trebickes, Shk. 1, Kati 6
Tirane - Albania Mail: info@perpyde.com